700 milionë euro është ky totali i investimit të “Suning” nga momenti që mori maxhorancën e aksioneve të Interit në verën e vitit 2016.

Asnjë pronar i ri nuk ka pasur një impakt kaq të fortë, në historinë e futbollit italian. Dhe nuk është rastësi që Interi, falë kolosit kinez, është shndërruar në rrezikun numër një të Juventusit në Serinë A dhe, është rikthyer sërish në elitën e futbollit ndërkombëtar.

128 milionë u shpenzuan për blerjen e aksioneve nga Erik Tohir, 142 si shtim kapitali, 336 për borxhet, 131 për kontratat komerciale, për një total prej 737.

Një pjesë e interesave janë paguar nga Interi, rreth 33 milionë: pra, totali neto i shpenzuar nga “Suning” kalon 700 milionët.