Që nga mbrëmja e djeshme Dejan Kulusevski (2000) është në Torino dhe pak kohë më parë ai arriti në J Medical për vizitat mjekësore me Juventusin, një veprim i domosdoshëm para nënshkrimit dhe zyrtarizimit të transferimit.

Kundërsulmi i Fabio Paraticit u favorizua nga miratimi teknik i lojtarit dhe nga marrëveshja e lidhur me një kontratë prej 2.5 milion neto në sezon deri në qershor 2024, plus shpërblimet.

Atalanta do të marrë 35 milion euro të ndara në 3 këste vjetore ndërsa 9 milionë euro bonuse që varen nga rezultatet.

Dje Kulusevki, në një histori përmes Instagramit, shkroi një frazë enigmatike, si një pokerist i thekur: “Çelësi i suksesit është të luani letrat që ju janë dhënë, sikur të ishin letrat që deshe“.