Bayern Munchen ka shënuar fitore në finalen e Kupës së Botës për klube ndaj Tigres me rezultat 1-0.

Bavarezët vinin në këtë ndeshje pas fitores ndaj Al Ahly (2-0), ndërsa meksikanët e Tigresin në gjysmëfinale kishin mposhtur Palmeirasin (1-0).

Ndeshja nisi më mirë për Bayernin që kishte raste më të pastër për shënim dhe i pari që rrezikoi ishte Joshua Kimmich që arriti të shënojë në minutën e 18-të, por pas disa minutash dhe rishikimeve në VAR, goli u anulua.

Pas tij në minutën e 34-të, Leroy Sane kishte rast të mirë, por shtylla ndali tentimin e tij.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, ishte Serge Gnabry që rrezikoi me një goditje të fortë, por topi shkoi mbi shtyllë.

Bayern Munchen sulmonte me të gjitha forcat dhe goli nuk do të vononte

Rrjeta u tund në minutën e 59-të, kur Benjamin Pavard shënoi nga afër për 1-0.Edhe ky gol u desh të shikohet në VAR, por doli të jetë i rregullt.

Bayern Munich kishte edhe dy raste tjera me Corentin Tolisso dhe Douglas Costa, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Bayern Munich me këtë fitore kompleton të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon.