Paris Saint-Germain ka kaluar në finale të Kupës së Francës pas fitores 5-1 ndaj Lyonit.

Të parët ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të Martin Terrier që shënoi në minutën e 11-të me një asistim të Ekambit.

Por, tre minuta më vonë, parisienët i barazuan shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Kylian Mbappe (14’)

Neymar 64’ e përmbysi rezultatin me golin e shënuar nga penalltia.

Sulmuesi francez Mbappe (70’) arriti të shënonte përsëri për PSG-në, e që ishte goli i dytë personal dhe i treti për kampionin e Ligue 1.

Pablo Sarabia po ashtu arriti të futej në listën e realizatorëve, pasi shënoi në minutën e 82-të, ndërsa Mbappe realizoi tregolëshin(90+3′).

Kështu PSG kaloi në finale ku do të presë fituesen e çiftit St Etienne – Rennes.