Ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Interit është mbyllur baras 0-0, duke bërë që “Zonja e Vjetër” të kalojë në finale pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë.
Ndeshja e vlefshme për një vend në finalen e Kupës së Italisë, ka qenë me emocione edhe pse rrjetat heshtën.
Rastet më të mira i kishin interistët pasi ishin vënë në ndjekje të rezultatit, sepse ndeshja e parë në San Siro u fitua nga Juventusi dhe në ndeshjen e kthimit Interi gjuajti 21 herë në portë ndërsa juventinët vetëm 12 herë.
Lautaro Martinez kërkoi penallti në minutën e 10-të, por i të njëjtit mendim nuk ishte gjyqtari.
Pastaj raste të mira kishin edhe Cristian Eriksen dhe Romelu Lukaku, por pa sukses.
Juventusi u kundërpërgjigj me dy raste të Cristiano Ronaldos, por një herë mbrojtja, në të dytën Handanovic ishte në vend.
Pjesa e dytë nisi me një rast të Achraf Hakimit, i cili tentoi por pa sukses.
Pastja ishte radha e Juventusit që të rrezikonte me Ctistiano Ronaldon edhe Dejan Kulusevskin, por Handanovic mbrojti.
Hakimi rrezikoi për Interin në fund, por goditja e tij qëlloi rrjetën e jashtme.
Juventusi pas këtij barazimi kalon në finale të Kupës së Italisë me rezultat të përgjithshëm 2-1.