Juventusi e ka mposhtur Romën sonte me rezultat 3-1 në Torino. Që në fillim të ndeshjes u pa që Juventusi ishte superior dhe kishte hyrë në këtë ndeshje për ta fituar atë.
Cristiano Ronaldo ka vazhduar formën e tij të lartë dhe ka shënuar në minutën e 26-të me një diagonale me të majtën.
Për Juventusin rezultatin e dyfishon Bentancur në minutën e 38-të të ndeshjes, ndërsa në fund të pjesës së parë Juventusi do të shënonte edhe golin e tretë me anë të mbrojtësit Leonardo Bonucci.
Në pjesën e dytë Roma arriti ta ngushtoi rezultatin pas një autogoli të Buffon në minutën e 51-të, edhe pse portieri italian nuk kishte shumë faj pasi që goditja e Under ishte e fuqishme dhe nga shtylla godet pas portierin duke shënuar gol në portën e vet.
Juventusi tani do të presë fituesin e
çerekfinales Milan-Torino për të mësuar kundërshtarin e tyre në gjysmëfinale.