Borussia Dortmund ka marr një fitore të madhe në përballje me PSG-në me rezultat 2-1, që e la të hapur kualifikimin për ndeshjen kthyese.
Pjesa e parë doli të jetë më e qetë ku nuk pati gola, ndërsa tre të tillë u shënuan në pjesën e dytë. Erling Haaland 69′ dhe 77′ shënoi dy herë për Borussia Dortmundin, ndërsa Neymar 75′ shënoi golin e vetëm të PSG-së.
Atletico Madridi e ka fituar 1-0 ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit në Wanda Metropolitano.
Vendasit luajtën më mirë ku dalloi golashënuesi i vetëm, Saul Niguez 4′ i cili ia siguroi fitoren ekipit të tij, ndërsa lojtari më i dobët në këtë sfidë është vlerësuar sulmuesi i skuadrës vizitore, Mohamed Salah.