Kanë përfunduar të treja sfidat e Grupit A për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në fazën tjetër është kualifikuar Partizani, Tirana dhe Kastrioti.

“Demat” mundën me rezultatin 3-0 dibranët, bardheblutë mposhtën lushnjarët me shifrat 1-0, ndërsa krutanët dhe dinamovitët u ndanë në barazim pa gola.

Për shkak se ndeshjen e parë Kastrioti fitoi me shifrat 3-1, kalon në turin tjetër dhe Dinamo eliminohet.

KASTRIOTI 0-0 DINAMO

PARTIZANI 3-0 KORABI
38′ Sota, 43′ Da Silva, 62′ Hoti

TIRANA 1-0 LUSHNJA      
57’ Lushkja

Edhe në Grupin B, janë luajtur ndeshjet e kthimit të turit të dytë dhe u duk se nuk pati surpriza.

Laçi nuk gaboi në shtëpi përballë Tomorit, duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe rezultati i përgjithshëm 5-1.
As në “Kukës Arena” nuk pati surpriza, me Kukësin që dominoi me 5 gola Apoloninë, edhe pse rezultati i ndershjes së parë përfundoi në një barazim pa gola.

Në Rrogozhinë, Skënderbeu u mundua të surprizonte për të përmbysur rezultatin, por Egnatia arriti të dilte me një barazim 1-1, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale.

REZULTATET:

LAÇI 2–0 TOMORI (3-1)
Biba 61′, Myrta 83′

KUKËSI 5–0 APOLONIA (0-0)
Peposhi 18′, Barbosa 49′, Domi 65′, 82′, Berisha 68′

EGNATIA 1–1 SKËNDERBEU (1-0)
Fernando 54′ / Agbekpornu (A.G) 45+2′