Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Huescas në kuadër të javës së 32-të të La Ligas.

Në minutat e parë të ndeshje të dy skuadrat kishin raste për të shënuar gola, por rrjetat nuk u prekën.

Goli i parë i ndeshjes erdhi minutën e 39-të kur Angel Correa shënoi për 1-0.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa madrilenët edhe në pjesën e dytë shënuan njëherë.

Në minutën e 81-të ishte Yannick Carrasco që shënoi për 2-0, duke e siguruar fitoren.

Marcos Llorente le sirve el gol a Yannick Carrasco y liquida el partido.

Deri në fund të ndeshje rezultati nuk ndryshoi dhe Aletico Madridi mori fitoren që i nevojitej për tu kthyer në pozitën e parë.

Atletico Madridi tani ka 73 pikë, tri më shumë se sa Real Madridi.