Atletico Madrid ka shënuar fitore ndaj Elches me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 34-të në La Liga.

Madrilenët e nisën më mirë ndeshjen duke krijuar dy raste të shpejta me Luis Suarez.

Në minutën e 23-të ishte Yannick Carrasco që asistoi te Marcos Llorente i cili shënoi për 1-0.

Suarez kishte rast të mirë edhe në pjesën e dytë, por nuk arriti të shënojë.

Krejt në fundin e ndeshjes Elche fitoi penallti pas lojës me dorë të Llorente.

Fidel gjuajti nga pika e bardhë, por që nuk arriti të shënojë, duke goditur shtyllën.

Atletico mbetet lider me 76 pikë, pesë më shumë se Real Madridi dhe Barcelona.