Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Sevillas me rezultat 6-1 në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

Në këtë fillim ndeshje, Memphis Depay ishte i shkëlqyer, duke shënuar dy herë brenda tre minutash (23’) dhe (26’).

Në minutën e 39-të, Pape Gueye asistoi te Youssef En Nesyri që shënoi për 2-1.

Por në pjesën e dytë, Los Colchoneros shënuan katër herë.

Antoine Griezmann shënoi për 3-1 në minutën e 53-të për ta dërguar Atleticon drejt fitores.

Në minutat në vijim shënuan edhe Yannick Carrasco dhe Alvaro Morata dy herë për fitoren e thellë prej 6-1.

Atletico Madridi ka 45 pikë dhe mban vendin e tretë në renditje, ndërsa Seviklla është në pozitën e 16-të me 25 pikë.