Në ndeshjen e madhe të ditës Real Madridi ka marrë vetëm 1 pikë.

Los Blancos barazuan në shtëpi pa gola me Athletic Bilbaon në kuadër të javës së 18-të në ligën spanjolle.

Në ndeshjen tjetër Levante mund lehtë Celta Vigon.

LEVANTE – CELTA VIGO 3-1:  
Roger 59′, 69′, Mayoral 90′ / Aspas 11′

REAL MADRID – ATHLETIC BILBAO 0-0

Pas javës së 18-të, mbretërit gjenden në vendin e dytë me 37 pikë, 2 më pak se Barcelona, ndërsa në ndeshjen e ardhshme do të takohen me Getafen.