Barcelona ka regjistruar një fitore të rëndësishme në fushën e Real Betisit (3-2) në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 38-të kur Borja Iglesias shënoi për vendasit pas asistimit nga Emerson.

I inkuadruar në pjesën e dytë, Lionel Messi e barazoi rezultatin falë asistimit nga Ousmane Dembele (59’).

Katalunasit kaluan në epërsi pas një autogoli nga Victor Ruiz (68’), por nikoqirët i barazuan shifrat përmes të njëjtit futbollist, i cili kësaj radhe nuk e gaboi portën (75’).

Golin e fitores e shënoi Trincao 87’ duke shënuar nga një top i kthyer.

Falë kësaj fitoreje, Barcelona pozicionohet në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me Real Madridin (nga 43), por ndodhet 7 pikë prapa Atletico Madridit që ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara.