Barcelona ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të katalonasve, por pa arritur ta gjejnë golin.
Rastet më të mira ishin ai i Martin Braithwaite (10’) dhe Lionel Messi (30’), por në të dy rastet u ndalën nga portieri i baskëve, Alejandro Remiro.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 80-të me Messin, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte në minutat shtesë ishte Jordi Alba, i cili shënoi për 2-0 pas një aksioni me Messin dhe Ansu Fatin, por VAR-i i anuloi këtë gol dhe Barcelona fitoi me rezultatin 1-0.