Barcelona ka fituar në udhëtim te Athletic Bilbao me rezultat 3-1 në ndeshjen e mbetur të vlefshme për javën e dytë në La Liga.

Katalunasit e kanë marrë një fitore të madhe në stadiumin ‘San Mames’ pas një paraqitje brilante ndaj vendasve të Bilbaos.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Inaki Williams (3’) dhe Iker Munain (90’) për vendasit, ndërsa për Barçën shënuan Pedri (14’) dhe Lionel Messi (38’, 62’).

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte pikërisht argjentinasi Messi, në anën tjetër, më i dobëti i e takimit ishte mesfushori vendas, Oscar de Marcos.