Barcelona ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Getafes në takimin e vlefshëm për javën e 24-të në La Liga.
Klubi katalunas ka marr fitoren e tretë radhazi në kampionat duke ndjekur liderin, Realin e Madridit, i cili ka pikë të barabarta, por me 1 ndeshje më pak.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Antoine Griezmann (33’) dhe Sergi Roberto (38’) për vendasit, ndërsa Angel (66’) për mysafirët.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte sulmuesi argjentinas Messi, ndërsa më i dobëti i ndeshjes ishte mesfushori senegalez Amath Ndiaye.