Barcelona ka marrë 1 pikë në fushën e Osasunas në kuadër të javës së 17-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Pas vetëm 12 minutash lojë, skuadra katalunase kaloi në epërsi me anë të Nico Gonzales, që u asistua prej Gavit.
Por, vendasit nuk i lanë mysafirët të gëzohen më shumë se dy minuta, për t’i barazuar shifrat me anë të David Garcia, që u asistua nga Jon Moncayola.
45 minutat e parë përfunduan 1-1, derisa në të dytën, Blaugranasit arritën të rikthenin epërsinë.
Ishte minuta e 49-të kur Abdessamad Ezzalzouli shënoi për 1-2, por që nuk arritën të fitonin takimin.
Osasuna deri në fund tentoi të merrte së paku një pikë dhe këtë ia doli në minutën e 87-të me anë të Chimy Avila, për rezultatin 2-2.
Pas javës së 17-të, Barcelona gjendet në vendin e tetë me 24 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do të takohen me Elchen.