Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Deportivo Alavesit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të madh të vendasve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe 2 gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 29-të dhe ishte Francisco Trincao, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të laix Moriba.

Në minutën e 45-të argjentinasi Leo Messi shënoi për 2-0 një supergol.

Në pjesën e dytë, fillimisht ishin mysafirët që shënuan me anë të Luis Rioja (57’) për 2-1, por Barcelona shpejt ktheu diferencën prej dy golash duke shënuar me anë të Trincaos (74’) për 3-1.

Blaugranat nuk u ndalën me kaq pasi Messi (75’) shënoi edhe një supergol për 4-1 ndërsa Junior Firpo (80’) vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Barcelona e sheh veten në pozitën e dytë me 46 apo 8 më pak se Atletico Madridi i pari, ndërsa Alavesi zë vendin e 16-të me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Cadizin, ndërsa Alavesi udhëton te Real Sociedadi.