Real Madridi është mposhtur në fushëm e Levantes me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.
Pas barazimit ndaj Celta Vigos në shtëpi, Mbretërit kanë lëshuar përsëri terren dhe kësaj radhe janë mposhtur nga Levante.

Goli i vetëm në këtë fitore të vendasve u shënua në minutën e 79-të nga Jose Morales.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte portieri i Levantes, ndërsa në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për Lucas Vazquez dhe Pablo Martinez.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, i cili pati paraqitje mjaft të mirë.