Barcelona u desh të kënaqet me një barazim 2-2 në udhëtimin e tyre për derbin lokal ndaj Espanyolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga.

Blaugranët ishin shumë afër një fitoreje të madhe me rikthim ndaj rivalit të urryer lokal, por u ndëshkuan në fund dhe barazuan.

Golat në këtë takim u shënuan nga David Lopez (23’) dhe Lei Wu (88’) për vendasit, ndërsa Luis Suarez (50’) dhe Arturo Vidal (59’) për Barcelonën.

Lojtari më i mirë i takimit ishte uruguaiani, Suarez, ndërsa më i dobëti i ndeshjes ishte mesfushori holandez, Frenkie De Jong.