Real Betisi ka fituar 2-1 ndaj Real Madridit në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Golat për vendasit i shënuan Sidnei 40’ dhe Cristian Tello 82’, derisa golin e vetëm për Los Blancos e realizoi Karim Benzema 45’ me penallti.

Betisi ishte skuadër më emirë në fushë dhe lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë ballafaqim doli të ishte mbrojtësi Sidnei, ndërsa në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide ishte kapiteni i madrilenëve Sergio Ramos.