Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir i Osasunas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte e barabartë me të dyja skuadrat që kishin raste.

Fillimisht rrezikoi Vinicius Junior në minutën e 10-të, por portieri vendas ishte në vend.

Në anën tjetër ishte Ante Budmir që kishte dy raste në minutat 15’ dhe 43’, por pa sukses.

Real Madridi e nisi fuqishëm pjesën e dytë, duke radhitur rastet.

Rodrygoi provoi i pari, ndërsa Vinicius dy herë pas tij, por pa sukses.

Në minutën e 63-të, Osasuna goditi shtyllën me Moi Gomez.

Mbretërit morën epërsinë në këtë ndeshje në minutën e 79-të, kur Fede Valverde shënoi gol për 1-0.

Pak pa u mbyllur ndeshja Vinicius Junior shënoi për 2-0, por goli u anulua nga VAR.

Por në kohën shtesë, mbretërit shënuan sërish me Marco Asension 90’+2’ për 2-0.

Me këtë fitore, Real Madridi i afrohet Barcelonës në pesë pikë, me katalunasit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.