Real Madridi e ka filluar vitin 2023 me humbje, Los Blancos u befasuan nga Villarrali me rezultat 2-1 nv kuadër të xhiros së 16-të të La Ligas.

Nëndetësja e Verdhë bëri një ndeshje të mirë, duke ia imponuar ekipit të Carlo Ancelotit lojën e saj.

Ndeshja filloi me rastin e vendasve në minutën e pestë nga Francis Coquelin, ndërsa pas dhjetë minutash ishte Karim Benzema ai qe rrezikoi portën për mysafirët. Vinicius Junior provoi në minutën e 40-të, por Pepe Reina nuk lejoi t’i tundet rrjeta dhe pjesa e parë përfundoi pa gola.

Pjesa e dytë filloi me golin e Yeremy Pino (47’).

Nuk kaloi shumë dhe Benzema barazoi nga pika e bardhë në minutë e 60-të.

Por, vendasit kthyen epërsinë me Gerard Morenon në minutën e 63-të. Reali me disa zëvendësime tentoi të kthejë rezultatin, por nuk arriti.

Pas kësaj humbje ekipi nga Madridi renditet në vendin e dytë me 38 pikë (aq sa Barcelona me një ndeshje me pak), kurse Villarreali me nëntë pikë më pak në pozitën e pestë.

Ndeshja e radhës e Realit është në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos, kurse Nëndetësja e Verdhë luan si mysafire e Celta Vigos.