Real Madrid ka vazhduar me fitore në La Liga, teksa ka triumfuar lehtësisht 4-1 ndaj Huescas.

Los Blancos dominuan nga fillimi deri në fundin e saj, teksa bënë një ndeshje të madhe.

Eden Hazard 40’, Karim Benzema 45’ e 90’  dhe Federico Valverde 54’ realizuan për vendasit, teksa Ferreiro 74’ golin e vetëm për mysafirët.

Pikërisht sulmuesi francez, Karim Benzema pati një paraqitje të jashtëzakonshme me 2 gola e 1 asist.

Francezi pati notën më të lartë në ndeshje, teksa me lojë të mirë u dalluan edhe Federico Valverde, Eden Hazard, Marcelo e Vasuqez.

Nota më e lartë te mysafirët shkoi për sulmuesin Mir, ndërsa më e ulëta për portierin Fernandez.

Me këtë fitore, Real Madrid ngritët në krye të La Ligas me 16 pikë, ndërsa Huesca është 18-ta në tabelë me vetëm 5 pikë.