Real Madridi ka fituar si mysafir i Real Betisit me rezultat 3-2, në një ndeshje me rikthime në rezultate.
Për të arritur te fitorja, Real Madridit iu desh shumë mund, por edhe Betisi, e bëri punën e saj, duke marr një karton të kuq dhe duke shkaktuar penallti.
Ndeshja nisi mirë për Real Madridin, kur shënuan në minutën e 14-të.
Karim Benzema asistoi te Fede Valverde i cili me një goditje nga afër shënoi për 1-0.
Por Betisi u kthye në lojë në minutën e 35-të, kur Aissa Mandi barazoi rezultatin me një goditje me kokë në 1-1.
Pas dy minutash Betis kaloi në epërsi. William Carvalho shënoi për 2-1 që ishte edhe goli i fundit në këtë pjesëlojë.
Real Madridi e barazoi rezultatin me të filluar pjesa e dytë.
Emerson në tentim për të larguar topin shënoi në portën e vet për 2-2.
I njëjti lojtar u ndëshkua pas disa minutash me karton të kuq, duke i dhënë një asistim Real Madridi për të arritur fitoren.
Në minutën e 82-të Real Madridi fitoi penallti, që e ktheu në gol Sergio Ramos për 3-2.
Kjo është fitorja e parë e Real Madridit, pasi në ndeshjen e parë barazuan ndaj Real Sociedad.