Real Madridi ka barazuar në shtëpi 0-0 me Real Betisin në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Ndeshja ishte e dobët më pak raste shënimi nga të dy skuadrat. Rasti më i mirë në pjesën e parë i takoi Real Madridit me Rodrygon, por Claudio Bravo bëri pritje të madhe.

Në pjesën e dytë sërish i njëjti lojtar kishte rast të mirë, por goditja e tij u ndal në transversale. Rastin e fundit të mirë e kishte Luka Modric, por goditja e tij nga jashtë zonës u prit nga Bravo.

Me këtë barazim Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 71 pikë, 2 më pak se lideri Atletico Madrid.

Edhe ndeshja tjetër e darkës mbaroi në barazim mes Valencias dhe Deportivo Alaves.

VALENCIA – ALAVES 1-1:  
Gaya 89’ / Guidetti 84’