Real Madridi ka fituar në udhëtim te Eibari me rezultat të ngushtë 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.
Mbretërit kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë edhe fitoren e katërt radhazi dhe duke i qëndruar si hije rivalëve të Atletico Madridit.
Pjesa e parë e ndeshjes u përshkua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, por Reali arriti t’i shënojë dy gola, kundrejt një të vendasve.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas gjashtë minutave lojë dhe ishte Karim Benzema, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Rodrygo Goes.
Reali gjeti edhe golin e dytë me anë të Luka Modric (13’), i cili shënoi për 2-0, ndërsa Garcia Kike (28’) ngushtoi shifrat në 1-2.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë thuajse e barabartë, me Realin që menaxhonte lojën dhe Eibarin që kërkonte golin e barazimit.
Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve,, goli i vetëm erdhi në minutat shtesë dhe ishte Lucas Vazquez, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3.
Pas kësaj fitore, Reali e sheh veten në pozitën e dytë me 29 pikë, ndërsa Eibari renditet i 15-ti me 14 pikë.