Reali i Madridit e ka mposhtur 2-0 Barcelonën në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

El Clasico i 180-të i ka takuar Los Blancosve që shënuan dy gola me anë të Vinicius Junior (71’) dhe Mariano Diaz (90+2’).

Real Madridi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme dhe lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Dani Carvajal.