Real Madridi ka arritur të triumfojë në derbin e zjarrtë lokal ndaj Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në La Liga.

Mbretërit kanë arritur të marrin edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mposhtur rivalët e qytetit dhe duke cuar në 6 pikë epërsinë ndaj ndjekësve të Barcelonës.

Goli i vetëm në këtë fitore të ekipit të Zinedine Zidane u shënua nga Karim Benzema në minutën e 56-të të takimit.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Atletikos, Renan Lodi.