Real Sociedad ngrihet në 40 pikë, dhe kap përkohësisht Atletico Madrid dhe Sevilla në vendin e katërt në La Liga, pasi Valencia del me kocka të thyera edhe nga Anoeta.

Një ndeshje pa histori përfundon 3-0: Merino 12’, Monreal 45’ dhe Januzaj 48’ ishin shënuesit e një tjetër humbjeje të Valencias, të cilës i mungon suksesi që nga 1 shkurti dhe tani po përjeton një moment krize.