Villarreal fiton 2-1 ndaj Getafes dhe kap vendin e gjashtë të renditjes.

Nëndetësja e Verdhë bie në disavantazh në shtëpi kundër Getafes në minutën e 9-të për golin e Unalit, por e përmbys rezultatin mes pjesës së parë dhe të dytë kur vjen goli i Chukwueze në minutën e 44-të, goli i Morales në minutën e 52-të.

Nga ana tjetër mysafirët mbeten në vendin e parafundit me 22 pikë.