Trajneri Marcelo Bielsa i ka kërkuar Leeds të nënshkruajë sulmuesin e FC Baselit, brazilianin Arthur Cabral (1998) këtë verë.

Të bardhët kanë paraqitur një ofertë prej 16 milion stërlina (18 milionë euro) për 22-vjeçarin, të drejtat ekonomike të të cilit ndahen midis Baselit dhe klubeve braziliane Palmeiras dhe Ceara.

Cabral shënoi 18 gola në të gjitha garat për Bazelin në sezonin e kaluar dhe klubi zviceran kërkon një tarifë prej rreth 23 milionë eurosh.