Anësori sulmues Ivan Perisic (1989) pritet të mbetet 2 muaj jashtë fushave pas një dëmtimi të pësuar së fundmi dhe kjo mund t’i kushtojë një lëvizje të përhershme te Bayern Munich.

Kroati iu bashkua ekipit bavarez verën e kaluar pasi Antonio Conte vendosi që lojtari nuk përshtatet në sistemin e tij 3-5-2.

Perisic ka qenë një titullar i rregullt për kampionët gjermanë këtë sezon, por 31-vjeçari tani është përjashtuar nga aksioni për dy muajt e ardhshëm për shkak të lëndimit.

Sipas medias italiane La Gazzetta dello Sport, ky lëndim i pësuar mund të pengojë transferimin e tij të përhershëm në Bundesliga.

Bayerni ka një mundësi për të blerë anësorin për 20 milionë euro verën e ardhshme, megjithatë me planin e tyre për të synuar Leroy Sane të Manchester Cityt dhe Kai Havertz të Bayer Leverkusen, Perisic mund të kthehet në Inter këtë verë.

Perisic ka luajtur 15 ndeshje në Bundesligë dhe ka shënuar 4 gola.