Ishte një sfidë plot emocione, ajo që luhej mes Nice dhe Lyon dhe e vlefshme për ditën e 22-të të Ligue 1.
Mysafirët ishin menjëherë në dhjetë për të kuqin e pësuar nga Marcel, ndërsa në minutën e 33-të Nice kaloi përpara falë golit nga Dollberg. Lyon barazoi llogaritë me Ekambi 45’, me Nice që menjëherë pas kësaj gjithashtu mbeti në dhjetë për dëbimin e Ounas. Në pjesën e dytë, Dollberg 63’ përsëri shënoi për skuadrën e tij.
Nice kështu kap Lyonin në renditje, duke u rikthyer në garën për vendin e katërt.