Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Metz në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Ligue 1 dhe ka rrëmbyer pozitën e parë në tabelë duke treguar se e do trofeun edhe këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të PSG-së, të cilët shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tretë dhe ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Ander Herrera.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste, ndërsa u shënuan edhe tri gola, ku dy erdhën nga mysafirët dhe një nga vendasit.

Metz barazoi në 1-1 me anë të Fabien Centonze pas vetëm një minutë lojë në pjesën e dytë, por PSG riktheu epërsinë 2-1 me anë të Mbappe (59’).

Kur pritej që ndeshja të përfundonte, në skenë doli Mauro Icardi (89’), i cili nga penalltia ishte i saktë dhe vulosi fitoren e PSG-në me rezultat përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e parë me 72 pikë apo dy më shumë se Lille në vendin e dytë me një ndeshje më pak, ndërsa Metz renditet në vendin e 10-të me 43 pikë.

Në ndeshjen e radhës, parisienët luajnë në shtëpi ndaj Lens, ndërsa Metz udhëton te Dijon.