Paris Saint-Germaini ka triumfuar përballë Olympique Marseille (2-0) në derbin klasik francez të zhvilluar në Stade Orange Velodrome.

Rezultati u zhbllokua në minutën e nëntë të takimit pas një aksioni të mirë të kampionëve që u konkretizua me golin e Kylian Mbappe.

Epërsia u dyfishua me golin e Mauro Icardit, i cili u asistua nga Alessandro Florenzi (24’).

Në gjysmën e dytë nuk u shënuan gola dhe parisienët morën 3 pikë të plota në këtë sfidë.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini e ka ngushtuar diferencën në tri pikë me liderin Lille.