PSG ka shënuar fitore në fushën e Dijonit me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 27 të Ligue 1.
Ndeshja nisi me gol për PSG-në që arritën të shënonin që në minutën e 6-të kur Abdou Diallo gjeti Moise Kean i cili nga brenda zonës gjuajti për 1-0.
Në minutën e 30-të, futbollisti ynë Bersant Celina ishte i pafat, duke luajtur me dorë në zonë, ku gjyqtari akordoi penallti dhe pika e bardhë doli të jetë i saktë, Kylian Mbappe për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, PSG shënoi edhe një herë. Rafinha asistoi për Mbappe 51’ i cili shënoi për 3-0.
Krejt në fund kishte kohë edhe për një gol të Danilo që shënoi në minutën e 82-të për 4-0.
Me këtë fitore PSG kalon në vendin e dytë me 57 pikë.