Paris Saint Germain ka vazhduar me fitore në Ligue 1, teksa ka marrë të katërtën radhazi.

Kampioni në fuqi i Francës ka shënuar fitore të thellë 6-1 në Parc de Princes përballë Angers.

Alessandro Florenzi 7’ hapi serinë e golave, ndërsa në listën e realizuesve u futën edhe Julian Draxler 57’, Gueye 71’, Kylian Mbappe 84’, dhe braziliani Neymar 36’, 47’ që realizoi dy gola.

Golin e vetëm për Angers e shënoi qendërmbrojtësi Traore 52’.

Me këtë fitore, PSG ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 12 pikë pas 6 javëve.