Dy gola të Kylian Mbappe nuk i kanë mjaftuar PSG-së që të shmangë humbjen e parë të këtij sezoni në kampionat, për më tepër në fushën e vet. Parisienët janë mposhtur me shifrat 3-2 nga Nice, e cila i ka dhënë një leksion të mirëfilltë kampionëve në fuqi.
Edhe pse vendasit kontrolluan më shumë mbajtjen e topit, miqtë luajtën një futboll ofensiv duke krijuar raste para portës dhe nuk ishte aspak rastësi që Moffi gjeti rrjetën i pari në minutën e 21-të.
Mbappe vetëm 8 minuta më vonë ktheu qetësinë për Luis Enriken, duke barazuar shifrat falë një kombinimi të zakonshëm me Hakimin.
Por në pjesën e dytë Mofi dha fillimisht asistin për golin e 2-1 të Labrod 53’ dhe pastaj shënoi vetë Moffi 68’ atë të rezultatit 3-1, duke vënë parisienët me shpatulla pas muri.
Mbappe shkurtoi diferencën në 3-2 në minutën e 87 të ndeshjes, por furia e sulmeve të minutave të fundit nuk ndryshoi asgjë dhe bëri që ky të ishte rezultati përfundimtar i duelit.