Pas dy humbjeve radhazi, Paris Saint-Germaini është rikthyer te fitorja në Ligue 1.
Kampioni në fuqi francez triumfoi sonte në udhëtim kundër Nice, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Allianz Riviera” përfundoi me rezultatin 0:2.
Lionel Messi (26′) dhe Sergio Ramos (76′) shënuan golat e fitores për parisienët.
Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 69 pikë në krye të tabelës, gjashtë më shumë se Lensi.
Nice është në pozitën e tetë me 45 pikë.