Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Ibrahim Sangare (1997) që aktivizohet me PSV ka shkëlqyer sezonin e kaluar në repartin e mesfushës.
Kjo bëri që ai të ndiqej nga Bayern Munchen dhe PSG kryesisht por edhe nga klubet e tjera evropiane .
Por, gazetari i Sky Sport i afërt me Bayernin, Florian Plettenberg ka konfirmuar se Bayern nuk do ta transferojë këtë verë Sangaren. Gjithashtu edhe PSG raportohet se ka hequr dorë nga blerja e tij.
Megjithatë lojtari mund të largohet nga PSV Eindhoven dhe ta vazhdoj karrierën në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Liverpooli është futur në garë për transferimin e tij me The Reds që kanë dështuar të sigurojnë shërbimet e Moises Caicedos dhe Romeo Lavias.
The Reds janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Sangares e cila është 37 milionë euro për ta transferuar atë në Anfield.