Sulmuesi Joaquin Correa (1994) mund të largohet nga Lazio në verë për tu transferuar në Ligën Premier. Argjentinasi është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë me Lazion ku ka shënuar 8 gola këtë sezon dhe tashmë është pjesë edhe e kombëtares argjentinase.

Kampioni në fuqi i Evropës, Liverpool po interesohet për transferimin e Correas në Anfield, ku në fakt është trajneri Jurgen Klopp që e pëlqen jashtëzakonisht 25-vjeçarin dhe ka kërkuar afrimin e tij.

Lazio e kishte blerë 2 vite më parë argjentinasin nga Sevilla për 15 milionë euro, ndërsa tani kërkon ta lë të lirë për 30 milionë euro.

Është vet Correa, i cili ka deklaruar së fundmi se tërhiqet nga Liga Premier.

“Do të doja të luaja në Ligën Premier. Tani për tani, unë jam duke u përqendruar te Lazio, por gjithashtu kënaqem me ligën angleze. Do të dëshiroja të përmirësoja gjuhën angleze dhe do ta bëj atë”, ka deklaruar sulmuesi i Lazios.