Liverpooli ka fituar Kupën e Botës për Klube pasi ka mposhtur 1-0 në vazhdime klubin e madh brazilian, Flamengo.

Reds kanë arritur të triumfojnë në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube të zhvilluar në Khalifa International Stadium Doha të Katarit.

Goli i vetëm në këtë takim final u shënua në minutën e 99-të nga sulmuesi brazilian, Roberto Firmino.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Joe Gomez, ndërsa më i dobëti ishte Lincoln të Flamengos.