Liverpool ka arritur me shumë mund të ta mposhtin në gjysmëfinale Monterreyn me rezultat 1-2.

Të kuqtë fillimisht kaluam në epërsi me anë të Naby Keitat 12‘ pas asistit të Mohamed Salah.

Por, dy minuta më vonë, Moterrey e barazoi rezultatin në 1-1 me golin e shënuar nga Rogelio Funes.

Liverpooli vazhdoi me aksione të njëpasnjëshme ndaj Monterreyt edhe në pjesën e dytë, por momenti më vendimtar i takimit erdhi në minutën e 90+1‘ kur Roberto Firmino shënoi golin e fitores me një asist fantastik nga Trent Alexander-Arnold!

Liverpooli tani në finale do të luajë me Flamengon që e mposhti Al Hilalin me rezultat 3-1.
Xherdan Shaqiri luajti në këtë takim për 68 minuta dhe pati një paraqitje tejet të mirë.