Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është padyshim një ndër emrat më të komentuar në media rozë.

Bukuroshja bionde krahas prezantimit është e angazhuar edhe në fusha të tjera përfshirë muzikën.

Por, të gjitha këto së fundmi ajo i la prapa krahëve për të shijuar disa ditë pushime dhe si destinacion ajo ka zgjedhur Bahamas.

Prezantuesja nga Shqipëria i ka mbajtur të përditësuar fansat me kohën argëtuese që po kalon atje.

Luana në llogarinë e saj në Facebook dhe Instagram ka publikuar disa imazhe ku shihet e veshur me bikini me ngjyrë të zezë, këmishtë të bardhë dhe nje si fund që lë zbuluar vithet por mbulon kofshët.

Për t’u dukur edhe më e kompletuar, ajo i kombinon bashkë me një palë syze dielli.

Luana dukej tejet joshëse teksa shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave.