Lulzim Basha emëron ish deputetin e Kukësit, një figurë të fortë por dhe konfliktuale në skenën politike, si koordinator të Elbasanit. Do jetë pikërisht Flamur Noka, drejtuesi i ri politik i PD Elbasan, i cili zëvendëson në këtë detyrë Edmond Spahon, dhe më tej do të kryesojë listën e deputetëve elbasanas.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka riorganizuar të gjitha strukturat e partisë për aksionin opozitar, ndërsa ka bërë edhe mjaft ndryshime, për sa i takon koordinatorëve të partisë. Nderkohe Basha ka caktuar koordinator në Shkodër Gazmend Bardhin, i cili këtë javë mendohej të ishte koordinator i Elbasanit.

E gjithë partia është vënë në lëvizje nga një urdhër i kryetarit Lulzim Basha, i cili kërkon që, deri në 31 shtator, një grup i posaçëm pune të monitorojë përmbushjen e disa detyrave organizative nga strukturat lokale.

Ndërkohë Flamur Noka ka lajmëruar mbledhjen e strukturave ditën e nesërme.