Një aksidenti i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.=Mësohet se një furgon ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është identifikuar si 65-vjeçarja me iniciale S.B., e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit 21-vjeçari I.M., është shoqëruar në polici.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.