Pas përfundimit të sezonit, prandaj nga 23 maj e tutje, te Interi, fillon arsyetimi në lidhje me bilancin dhe shitjet e mundshme do të duhet të bëhen deri më 30 qershor (siç ndodhi në atë kohë me Icardin) për të lehtësuar minusin aktual në bilance prej rreth 130- 140 milion eurosh, sic shpjegon Corriere dello Sport.

Padyshim që shumë do të varet edhe nga përfundimi në kampionat, por disa argumente janë tashmë të mundshme. Romelu Lukaku (1993), është e panevojshme ta nënvizojmë, është ndër personat e patransferueshëm, por përballë një oferte të fortë  Interi mund të tundohet.

Sipas asaj që shkruan mediat angleze, Daily Mail Sport, Manchester City ka ofruar për sulmuesin belg 108 milionë stërlina, dmth 120 milion euro, që do të ishte edhe shifër rekord për klubin anglez.

Deri më sot, qëndrueshmëria e belgut, me ose pa Conten, nuk është absolutisht në diskutim, por përballë një propozimi të kësaj madhësie, Interi ka filluar të vlerësojë çështjen.

Gjithashtu edhe sepse 120 milion euro janë mjaft më shumë se tarifa e paguar 2 verë më parë.