Manchester City është duke eksploruar një marrëveshje për të nënshkruar me Matheus Nunes (1998) nga Wolverhampton Wanderers para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Manchester City po kërkon të forcohet në mesfushë pasi përpjekjet e tyre për të siguruar Lucas Paqueta të West Ham United u prishën nga një hetim i Federatës së Futbollit (FA) për shkelje të mundshme të basteve.
Skuadra angleze është varfëruar gjithashtu nga humbja e Kevin De Bruyne nga një dëmtim i legenit, i cili kërkonte operacion që mund ta bënte atë të kalonte deri në katër muaj jashtë fushës.
Manchester City po shqyrton një numër të vogël kandidatësh për të mbushur boshllëkun dhe futbollisti i lindur në Brazil por që luan pë përfaqësuesen e Portugalisë, Nunes është në krye të tyre.
24-vjeçari iu bashkua Wolves nga Sporting Lisbona verën e kaluar për 45 milionë euro në një kontratë pesëvjeçare.
Ditë e fundi u fol për një lëvizje te Liverpool, gjë që nuk u realizua.
Ai ka luajtur 41 ndeshje për klubin Molineux, i cili nuk ka gjasa të mirëpresë interesin e Cityt aq afër mbylljes së merkatos së verës.
Sic raportojne mediat angleze, Manchester City tani ka dorëzuar ofertën fillestare në Wolverhampton për Matheus Nunes. Propozimi i thënë është rreth 45 milion stërlina (50 milionë euro) me bonuse të diskutuara në paketë.
Nunes e ka pranuar tashmë Manchester Cityn si destinacion, kushtet personale janë rënë dakord. Por nuk dihet akom përgjigja e klubit që ka teserën.
Por pozicioni financiar i Wolves mund ta bëjë të vështirë rezistimin e ofertave të një niveli të caktuar për Nunes, veçanërisht nëse shitja e tij do të siguronte fonde për të forcuar skuadrën e tyre në fusha të shumta.