Sot (16 dhjetor) në oren 12:00 do të hidhet shoRTI i Ligës së Kampionëve për fazën e eliminimit direkt.
16 skuadrat do të mësojnë kundërshtarët e tyre në shortin që do të mbahet në Nyon të Zvicrës, derisa tashmë janë paralajmëruar edhe kundërshtarët e mundshëm për secilën skuadër.
Por, “FiveThirtyEight”, ka shkuar edhe më larg, duke dhënë paralajmërime se kush mund ta fitojë garën në këtë sezon.
Manchester City i Pep Guardiolas shihet si favorit për ta fituar trofeun më të çmuar për klube në Evropë me 23 %, derisa pas tyre renditet Bayern Munich me 19 %. Në vendin e tretë është Liverpooli, aktualisht kampion në fuqi, duke marrë 15 %.
Kjo është përqindja e skuadrave me gjasat për ta fituar Ligën e Kampionëve:
- Manchester City 23%,
- Bayern Munich 19%,
- Liverpool 15%,
- PSG 9%,
- Barcelona 9%,
- Real Madrid 6%,
- Juventus 3%,
- Chelsea 3%,
- RB Leipzig 3%,
- Atletico Madrid 3%,
- Tottenham 2%,
- Napoli 1% ,
- Valencia 1%,
- Atalanta1%,
- Dortmund 1%,
- Lyon 1%.